Flower
Flower

Afërdita arsyeja që Shpati po shtyn fejesën? Këngëtari zbulon të vërtetën

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” ka qenë i ftuar këngëtari i njohur Shpat Kasapi, i cili i është përgjigjur disa pyetjeve nga Arian Çani.

“Shpat, t’i duhet të pranosh sonte se mami të ka vendosur ‘veto’ të martohesh pa kaluar të 35-tat dhe se nusen mos ta gjesh nëpër klube?”, e ka pyetur Çani, ndërsa duke qeshur, Kasapi e ka pohuar.

“Kjo është e vërtetë, por mamit do t’i them mos e merr seriozisht se e kisha me shaka atë ditë në emision”, u përgjigj Shpati.

Teksa po lexonte pyetjen që Çani i dha në fletë, Shpati ka vendosur mos ta përmendi emrin e Afërdita Dreshajt, kur u pyet nëse ajo ishte arsyeja që po e shtyn fejesën me atë gocën nga Kosova.

“S’do e them këtë. Nuk është ajo”, u përgjigj Shpati. Ndërkaq, këngëtari i njohur ka folur dhe për fjalët që u përhapën se kishte flirtuar me këngëtaren marokene që u bë e njohur nga emisioni “Zonë e Lirë”, Lamarin.

“Jo nuk kam flirtuar, është mikeshë, mos ka flirtuar ajo me mua”, tha Shpati.

Ju mund të pëlqeni dhe këto