Adriatik Lapaj: “Shteti i bllokon pronën duke i vendosur masa kufizime, po i marrin me ligj pronat”

Pronat në jug/ Do grabiten me ligj? S’do grabiten me ligj?”, është çështja që është diskutuar në emision, ku të ftuar kanë qenë Arjan Çuri, Fredi Beleri, kreu i OMONIAS dhe PBDNJ në Himarë, kreu i Kadastrës Artan Lame dhe juristi Adriatik Lapaj.

Juristi Adriatik Lapaj ka nxjerrë disa fakte në “Zonë e Lirë” se si është marrë me ligj një pronë në bregdetin e jugut që duhet t’i kalonte një fshati në pronësi.

“Në vitin 2018, qeveria shqiptare nxjerr një vendim ku pronën në fjalë, që pritet të regjistrohet nga ky fshat, ia kalon ministrisë së Turizmit. Si ka mundësia që qeveria e shtetit shqiptar ia kalon një pronë, për të cilën një fshat ka aplikuar në 2011, ministrisë së Turizmit? Po ia marrin me ligj pronën shqiptarëve në fshatra të caktuara”, tha Lapaj.

“Në punën e përditshme si avokat më ndodhin disa raste… Se kanë filluar të vendosin masa kufizime, ta bllokon shteti vet pronën. Mbas ligjit, masa mban 30 ditë nëse s’ka një vendim Gjykate. Ti ke marrë 100 hektarë tokë në Ksamil psh, ta bllokojnë tokën nëse nuk jep disa hektarë tokë dikujt që është në krye të procesit. Të thonë shko në Gjykatë, kjo e fundit ta rrëzon masën, e fiton gjyqin pas disa vitesh, prapë të vijnë të vendosin gjobë”, shtoi juristi Lapaj më vonë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto