Adriatik Lapaj: “Do angazhohem në politikë nëse ka garë”, Salianji: “Të bëhet referendum për listat e hapura”

Mbrëmjen e sotme të ftuar në “Zonë e Lirë” janë Arjan Çuri, Ervin Salianji, Adriatik Lapaj dhe Zhaklin Lekatari, që kanë folur mbi ngjarjen e aktualitetit në vend.

“Hapja e PD/ A do ta fitojë Salianji betejën me bazën?”, ka qenë një nga pyetjet e shtruara në emision.

“Unë si Adriatik do angazhohem në politikë nëse ka garë. Garë nënkuptoj që jo të renditem i pari në listë, por le të renditem i fundit dhe ta marrë votën nga qytetari. Hapja e listave në qëndrimin tim është një domosdoshmëri. Partitë politike duhet të garantojnë punën e tranzicionit. Çështja është a ka ndonjë formulë që garanton nesër që edhe dikush nuk i ka marrëdhëniet mirë me kryetarin, të shkojë dhe të trokasi tek partia për t’u përfshirë”, tha Adriatik Lapaj.

“Nëse do të aktivizohet dhe të vijë dikush nga sfera publike në partitë politike, duhet të dojë njëherë. E kam thënë dy vite më parë tek ju që jam për lista të hapura. Për listat e hapura të bëhet një diskutim publik dhe pastaj të bëhet me referendum tek qytetarët, duhet një shtrim i plotë i situatës dhe ndërhyrje në Kushtetutë që të bëhet balancim i pushteteve. Ndryshe do zhgënjehemi edhe tek listat e hapura. Rama nuk i do listat e hapura, vet pragu 5% dhe ndalohen dhe koalicionet. Ky është një diskutim që tani nuk e ka kohën. Ka disa njerëz që hyjnë me një vokacion në politikë dhe ka disa që hyjnë për të përfituar. Nuk i përjashtojmë, këta duhen denoncuar”, tha Salianji.

“Tek koalicionet jam me Salianjin, nuk mund t’i ndalosh këto”, tha Lapaj.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto