A i ha qoshja Ramës për raportin e OSBE/ODIHR? Curi: “Ka garanci në prapaskenat e ndërkombëtarëve”

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” është diskutuar mbi raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit.

“A i ha qoshja Ramës për raportin e OSBE/ODIHR?”, ka qenë pyetja që Arian Çani ka bërë për të ftuarit, Arjan Curit dhe Armand Shkullakut, të cilët kanë dhënë opinionet e tyre.

“Sigurisht që po sepse raporti i OSBE/ODIHR është bërë nga zyrat e Vjenës. Raporte të tilla nuk bëhen kurrë pa miratimin e misionit amerikan pranë OSBE/ODIHR. Raporte të tilla kaq të errëta për Shqipërinë ka pasur në zgjedhjet e ’96 dhe ndoshta të 2001. Është negativ për Ramën raporti sepse vërteton që të gjitha institucionet e shtetit shqiptar, nga prokuroria, KQZ, mediat, etj, janë në kontrollin e një force politike. Nuk i ha qoshja për raportin si raport, por se e di që pas raportit do ndodhin zhvillime. Unë do të uroja që mos t’i hante qoshja, sa më shumë sillet sikur s’ka ndodh asgjë, aq më të fortë do ta ketë rënien. Është një raport që shkon në të gjitha kancelaritë evropiane”, tha Shkullaku.

“Po unë mendoj që nuk ia ha qoshja. Jam i mendimit që ka një garanci në prapaskenat e ndërkombëtarëve, të atyre që e shtynë ta bënte 30 qershorin, se thuhet që edhe ky vet nuk donte t’i bënte zgjedhjet. Munden të jenë ata garant derisa të mbarojë reforma në drejtësi… Raporti është gjithëpërfshirës, flet edhe për opozitën. Kishte përgjegjësi dhe opozita në këtë raport. Ramën nuk e rrëzoi raporti, o do ta heqi Zoti, o të iki vet ose ta heqi opozita. Në pikën e tretë, kam rezerva se opozita është e dobët dhe nuk futen në një lloj kundërsulmi të fuqishëm që ta rrëzojnë”, tha Curi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto