A është Edi Rama pjesë e Illuminatit? Alfred Cako: “Ai di vetëm një segment të puzzle-it”

Mbrëmjen e sotmë në emisionin “Zonë e Lirë” ka qenë i ftuar Alfred Cako, i cili ka folur për influencën e Illuminatit në botë dhe ka thënë se janë 300 familje që qeverisin botën, ndërsa i është përgjigjur dhe pyetjes nëse Rama është pjesë e kësaj shoqërie sekrete.

“Illuminati ka mbledhur 300 familjet më të rëndësishme e të pasura të gjithë botës, përpiqen të manipulojnë historinë në çdo moment. Rockfeller-et hyjnë përshembull, kryesorja është familja mbretërore e Britanisë, RIIA, CTR, këto janë disa nga grupet që kanë ngritur pastaj mini grupe që mbikëqyrin e kontrollojnë qeveritë e ndryshme. Pra kjo quhet qeveria e botës, të kontrolluara nga 300 familje… Jo, Edi Rama nuk është pjesë e Illuminatit, Soros është zëdhënës i Illuminatit. Të deklarosh që mund të mundësh Soros, është sikur të deklarosh se mund të mundësh Illuminatin. Donald Trump është kundër Illuminatit, u zgjodh sepse populli amerikan ka filluar të mos manipulohet nga Illuminati, si britanikët. Edi Rama di vetëm një segment të puzzle, nuk e di të gjithën. Kryesisht Illuminati sot janë raca sumeriane”, tha Cako.

Ju mund të pëlqeni dhe këto