A do vendoset karantina sërish? Çuri: “Duhet të ketë lekë që të mbyllësh njerëzit”

“Rama ka vendosur dhe tha s’ka më karantinë, apo do ta mbylli? Se thonë që në 15 dhjetor do mbyllemi prapë?”, ka pyetur Çani Sejaminin dhe Çurin në emision.

“Nëse do mbyllemi, do mbyllemi. Nëse në Senatorium nuk ka më kapacitete, duhet hapur spitali Covid 3 dhe 4. Unë di që ka kapacitete që nuk janë përdorur. Një gjë është e padiskutueshme, ka një numër të madh njerëzish që duan hospitalizim dhe nuk mund të kurohen në shtëpi. Nuk bën sens që ndalimi në qytete të ndryshme të jetë i njëjtë”, tha Neritan Sejamini.

“Duhet të ketë lekë që ta mbylli, nëse nuk ka lekë që të paguaji njerëzit s’mund ta mbylli. Mund ta bëjmë edhe ne atë metodën e helikopterit, ekziston një mënyrë që në fund të bëhet para. Edhe mund të ketë filuar të bëhet dhe ne nuk dimë gjë. Gjithsesi duhet të kesh para që t’i mbyllësh njerëzit brenda se duhet të kesh para”, tha Arjan Çuri.

Ju mund të pëlqeni dhe këto