A do flasi Tahiri nëse rrezikohet me burg? Çuri: “Ka mbledhur prova e regjistrime”

A do flasë ‘Saje Qorri’ nëse rrezikohet me burg?, ishte pyetja e shtruar në emision, ndaj së cilës kanë dhënë një përgjigje Arjan Çuri dhe Alfred Cako.

“Unë them që do gjendet një kompromis sepse ata nuk mund ta lejojnë Saimir Tahirin të flasë. Ose Saja nuk do flasë më përgjithmonë. Nuk besoj që do rrezikohet me burg”, tha Cako.

“Sigurisht që do flasi. Di nga burime të mia që Tahiri ka mbledhur goxha prova, regjistrime. E dyta që duhet parë, Tahiri po gjykohet me një lloj konteksti në favor të tij sepse nuk e filloi SPAK. Po e gjykon drejtësia e vjetër, SPAK do ishte i pamëshirshëm. Kurse këta që janë tani edhe mund ta lënë me idenë që janë të kontrolluar lokalisht. SPAK kontrollohet internacionalisht”, ka thënë Çuri.

Ju mund të pëlqeni dhe këto