1 vaksinë 4 vota? Çuri: “Vaksina ka ‘logon’ e Ramës, luledielli gjendet edhe mbi çadrat e vaksinimit”

Një vaksinë katër vota/ A është ky fati i 25 prillit?

“Në momentin që vaksina është gjeopolitike, imagjinoni sa kollaj është që vaksina të bëj politikë brenda një shteti. Ideja është që ne në shkencat sociale, është e fundit fare, kemi filluar po zhvillohemi në një degë të re të shkencave sociale që quhet biosociologji. Është e re përsa i përket geonomikës, kjo thotë që njerëzit nuk është se votojnë aq shumë, nuk është vetëm logjike, por edhe genetike, biogenotike… Nëse njerëzve u premton jetë, që nuk do të vdesin, e bëjnë politikanët në një dimension të vogël. Nëse njerëzve u premton që juve po të jem unë, mjafton t’ua krijosh si ide, vetëm unë e kam në dorë jetën tuaj, vaksinën tuaj… Prandaj jam me këtë tezën që vaksina do shkëmbet me 1-4 vota, vaksina nga mbrapa ka logon e Ramës, ai mbante gjithë kohës një maskë me luledielli. Kjo luledielli gjendet dhe mbi çadrat e vaksinimit dhe pas çdo kartele të vaksinave”, tha Arjan Çuri.

Ju mund të pëlqeni dhe këto