1.15 milionë eurot për rimëkëmbjen/ Çuri: “Nuk duhet të gëzohemi për këto lekë vakie”

Mbrëmjen e sotme të ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” janë të ftuar Arjan Çuri dhe Kejdi Mehmetaj, për të folur mbi zhvillimet e fundit politike në vend.

“Bingo mbi 1 miliard euro/ A duhet të gëzohemi për lekët e vakisë?”, është një nga pyetjet e shtruara në emision.

Në Konferencën e Donatorëve u mblodhën 1.15 miliardë euro mbi rimëkëmbjen e vendit pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Të gjithë e dimë që Rama jeton për këto shfaqje. Është mirë që paraja të hyjë në vend, falenderim i madh për ata që na i dhanë sepse njerëzit kanë nevojë të akomodohen. Nga ana tjetër, nuk e dimë se sa këto para do mbërrijnë në destinacion dhe cilat kanë qenë kushtet e marrjes së këtyre parave. Unë kam dyshimet e mia për këtë fakt. Dyshoj nëse qeveria do të jetë në gjendje t’i marrë ato para”, ka thënë Mehmetaj.

“Ato janë lekë sikur ndodh në një vaki që vijnë gjithë njerëzit na hedhin lekët. Nuk duhet të gëzohemi për këto lekë vakie për faktin se duhet t’i lajmë një për një. Patjetër që duhet t’i kemi, por duhet të jetë një grua e tmerrshme me fletore, me laps e stilolaps, që të shikojë me rigorizitet  si do menaxhohen këto lekë. Nuk do t’iu jenë hallall po t’i preken këto lekë”, ka thënë Çuri.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto