Biblioteka Kombëtare u përmbyt. Shembeni urgjent! Kemi gati 13 kulla…

Gjithë dynjaja po përjeton këto orë përmbytjen e Bibliotekës Kombëtare. Madje dhe ata që s’kanë lexuar asnjë libër në jetën e tyre, kanë mbetur të shushatur nga kjo mynxyrë.

Me qindra libra të nderur në varëse dhe disa gra me tharëse flokësh nëpër duar.

Mister shkaqet e kësaj mynxyre.

Por thuhet se tashmë që po flasim, një ndërtues i regjur ka dorëzuar në Bashki një projekt të ri të madh dhe të lartë, me 13 kulla ngjitur me Bibliotekën Kombëtare si dhe një vizatim në letër të Bibliotekës së re Kombëtare, firmosur nga zotëria Engels.

Urgjent të zbatohet.

Hajde urime…

/zoneelire.al

Ju mund të pëlqeni dhe këto