Zjarr në një kopsht në Pensilvani, humbin jetën 5 fëmijë

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në një kopsht fëmijësh në Pensilvani.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Erie, ku shkak është bërë një zjarr që ka rënë në një kopsht fëmijësh.

Për pasojë 5 të miturit kanë ndërruar jetë tragjikisht, duke mos mundur të dalin dot nga ndërtesa. Sipas autoriteteve amerikane, viktimat janë të moshës nga 8 muaj deri në 7 vjeç.

Fëmijët e tjerë që mundën të shpëtonin, janë hedhur nga çatia.

Ju mund të pëlqeni dhe këto