Flower
Flower

Zhvendoset ‘zemra’ e Europës, fshati i vogël kthehet në kryeqendrën e BE

Që prej vitit 2013 kur Kroacia u fut në Bashkimin Evropian, qendra e Evropës ishte një qytet i vogël në Bovari, që quhet Westerngrund.

Mirëpo, me daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE, kjo mund të ndryshojë shumë gjëra dhe tashmë edhe zhvendosja e ‘zemrës’ së Europës pritet të ndodhë.

Kështu, fshati i vogël bavarez, që ndodhet 1 orë larg nga Westergrund dhe quhet Gadheim, pritet të bëhet qendra e re e BE.

Qendra gjeografike e BE-së caktohet nga Instituti Gjeografik Francez dhe ndonëse ka ndryshuar sipas zgjerimeve, gjithmonë epiqendra ke ngelur në Gjermani që prej vitit 2004.

Në disa foto të publikuara, shihet se çdo gjë në Gadheim është gati për zhvendosjen, ku edhe është vendosur një shtizë që do të valëvisë flamurin e BE.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto