Zbulohet virusi misterioz i fshehur brenda liqenit, shkencëtarët habiten: “S’kemi parë kurrë si ky”

Një virus misterioz është zbuluar nga shkencëtarët në një liqen të Brazilit, i cili nuk është parë ndonjëherë më parë.

Ky virus ka marrë emrin e një sirene mitologjike që quhet Yara dhe quhet Yaravirusi. Shkencëtarët janë habitur pasi si ky virus nuk ka të dytë në botë.

Mësohet se 90% e gjeneve të këtij virusi nuk janë parë kurrë më parë. Virusi është zbuluar në janar në liqenin Pampulha, pranë qytetit Belo Horizonte dhe në ADN-në e tij, janë gjetur 74 gjene, nga të cilat, vetëm 6 ishin regjistruar në literaturën mjekësore.

Liqeni Pampulh

Studimi është kryer në Universitetin Federal të Minas Gerais, ndërsa një nga autorët ka thënë se  “yaravirusi i zgjeron njohuritë tona për diversitetin e viruseve”.

“Do të ishte e nevojshme të izolohen viruse të reja të ngjashme me Yaravirus për të përmirësuar analizën tonë dhe të përpiqemi të përcaktojmë origjinën e tyre,” tha Jônatas Abrahão, një profesor i asociuar në Universitetin Federal.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto