Zbulohet tradhëtia e Princeshës së Dubait me truprojën, sa miliona e pagoi që ai të qëndronte i heshtur

Gruaja e sundimtarit të Dubait, Princesha Haya, dyshohet se i ka paguar truprojës së saj me origjinë britanike plot 1.2 milionë paund që ai mos të fliste për romancën që ata kanë pasur.

Sipas “Daily mail”, Princesha, që është gruaja e gjashtë dhe më e re e miliarderit Sheik Mohammed Al Maktoum, i ka bërë shumë dhurata luksoze truprojës gjatë lidhjes së tyre.

Princesha me truprojen

Mes këtyre dhuratave përfshihet një orë 12 mijë paund dhe një armë e mirë. Ai e shoqëronte Princeshën kudo ku ajo shkonte.

Kjo tradhëti u diskutua gjatë seancës në Gjykatën e Lartë të Londrës kundër burrit të saj, ku ajo arriti të fitonte kujdestarinë e dy fëmijëve që ka me sheikun.

Princesha me burrin
Ju mund të pëlqeni dhe këto