Zbulohet një nga qytetet më të lashtë të njerëzimit, çfarë u gjend brenda tij

Një qytet i lashtë 5000 vjeçar është zbuluar në Izrael, ndërsa arkeologët ende po punojnë për zbardhjen e atij qyteti.

Sipas tyre, ky qytet daton që para erës sonë, ndërsa në rrënojat e tij janë zbuluar fortifikat, një tempull ritualesh dhe disa varreza.

Po ashtu, arkeologët arritën të zbulonin një tempull fetar rreth 2000 vite të vjetër, i cili ishte i mbushur me sende të ndryshme të ritualeve fetare. Aty u gjend një legen i madh guri që përdorej për të mbajtur lëngje, etj.

 “Këto gjetje befasuese na lejojnë, për herë të parë, të përcaktojmë karakteristikat kulturore të banorëve të kësaj zone në lashtësi”, tha Autoriteti i Antikiteteve në Izrael.

Ju mund të pëlqeni dhe këto