Flower
Flower

Zbulohet misteri, çfarë mban brenda filxhani që Putin merr me vete në takimet zyrtare?

Gjatë samitit të G20 në Osaka, Japoni, presidenti rus, Vladimir Putin, u shfaq duke nxjerrë një filxhan të bardhë, të cilin e përdori përgjatë gjithë darkës.

Menjëherë në internet filluan shitjet e këtij filxhani, që mban një emblemë ari të Republikës së Rusisë dhe një shqiponjë të dyfishtë, që kushton 11 dollarë.

“Një kopje e filxhanit të Putin është gati për ju dhe mund t’ua dorëzojmë për dy javë”, është reklama e një dyqani që shet këto filxhane, të cilët tashmë kanë marrë me mijëra porosi.

Megjithatë, në momentin kur Putin u shfaq me këtë filxhan në darkën e G20, menjëherë filluan teoritë konspirative në rrjetet sociale.

Shumë menduan se presidenti rus kishte frikë mos helmohej dhe prandaj e mori filxhanin me vete. Ose ndoshta Putin nuk donte që të tjerët të mendonin se ai po pinte vodka.

Për këtë mister, ka folur edhe zëdhënësi i presidentit Putin, Dmirtri Peskov. Ai u shpreh për agjencisë “RIA Novosti” se filxhani i Putin ishte i mbushur me çaj.

Ju mund të pëlqeni dhe këto