Zbulohen tre bombat e Luftës së II Botërore, aeroporti mbyllet në urgjencë

Ditën e djeshme, në aeroportin e Ciampino në Romë janë zbuluar tre bomba që datojnë prej Luftës së Dytë Botërore, duke dhënë alarmin tek qytetarët.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur një grup specialistësh ushtarakë, të cilët janë marrë me neutralizimin e bombave.

Sipas ministrisë italiane të Mbrojtjes, fluturimet janë devijuar në aeroportin kryesor të Romës, Fiumicino, për shkak të këtij problem. Mësohet se tre bombat peshonin së bashku 150 kg dhe përmbanin plot 75 kg eksplozivë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto