Vuçiç kërkon vizitë në Kosovë dhe eskortë policore, refuzohet nga qeveria kosovare

Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti, i ka refuzuar presidentit serb Aleksandër Vuçiç të drejtën për të hyrë në Kosovë.

Këtë lajm e kanë bërë të ditur burime të sigurta të mediave kosovare pranë qeverisë. Vuçiç kishte kërkuar të vizitonte sot Kosovën, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes Aleksandër Vulin dhe Marko Gjuriç, shefi i të ashtëquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë.

Për më tepër, Vuçiç kishte kërkuar që Kosova t’i jepte atij dhe ekipit të tij një eskortë policore për përcjellje gjatë qëndrimit në Kosovë dhe lejimin e mbajtjes së armëve gjatë kësaj vizite.

Por menjëherë kjo kërkesë është refuzuar nga qeveria e Kosovës. Kërkesa është bërë përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, ashtu siç parashikohet në marrëveshjen e Brukselit për vizita të tilla.

Ju mund të pëlqeni dhe këto