Vjen zbulimi i bujshëm, uji mund të shkatërrojë koronavirusin plotësisht

Shkencëtarët rus kanë arritur në përfundimin se uji mund ta shkatërrojë gati plotësisht Covid-19 brenda 24 orëve.

Studimi i Qendrës Shtetërore Kërkimore të Virologjisë dhe Bioteknologjisë VECTOR ka bërë të ditur se rezistenca e virusit varet nga temperatura e ujit dhe 90% e grimcave të virusit vdesin në ujë në një temperaturë të dhomës brenda 24 orëve.

99.9% e grimcave vdesin brenda 72 orëve, raporton ky studim. Uji në temperaturën e vlimit e vret plotësisht dhe menjëherë Covid-19, sipas këtij studimi.

Studimi deklaron se virusi nuk mund të shumohet as në det dhe as në ujë të freskët, por mund të mbetet aktiv deri në 48 orë në sipërfaqe çeliku, linoleumi, qelqi, plastike dhe qeramike.

Po ashtu, zbulimi tregoi se shumica e dezinfektuesve shtëpiakë janë efektivë ndaj koronavirusit. Alkoolet etilike dhe izopropile me përqëndrim 30%, mund të vrasin deri në 1 milionë grimca të virusit në gjysmë minute.

Gjithashtu, dezinfektuesit me klor kanë të njëjtin efektivitet, pasi pastrojnë plotësisht sipërfaqet nga virusi brenda 30 sekondave.

Ju mund të pëlqeni dhe këto