Video tronditëse/ Nëna lind foshnjen në shkurre, më pas e braktis në qoshen e supermarketit

Një ngjarje e rëndë është kapur në kamera në Rusi, ku një nënë është filmuar teksa ka braktisur fëmijën e saj të porsalindur.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur gruaja në fjalë ka futur foshnjen që sapo e kishte sjellë në jetë, në një qese plastike.

Pas këtij veprimi, ajo e la beben jashtë një supermarketi. Raportohet se nënës i kishin filluar dhimbjet e lindjes pak më parë dhe si pasojë, e lindi foshnjen në një shkurre aty pranë.

Gruaja 36 vjeçare, identiteti i së cilës s’është bërë i ditur, ka dhe dy fëmijë të tjerë të rritur. Kordonin e kërthizës fëmijës ajo ia preu vetë.

Pastaj, ajo e lë tek cepi i marketit fëmijën dhe largohej prej andej. Foshnja u gjet me shenja hipotermie nga menaxheri i supermarketit në fshatin Cheremshan në Rusi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto