Video tronditëse/ Ishte duke punuar në kantier ndërtimi, burrit i hyjnë në trup dy shufra hekuri

Një punëtor kinez ka shpëtuar për mrekulli pasi një aksident në punë mund t’i kishte marrë jetën. “Daily Mail” ka publikuar disa pamje të rënda.

Në këtë video, shihet se punëtorit i kanë hyrë në trup dhe e kanë shpuar përtej dy shufra hekuri, ku njëra i është futur në qafë dhe tjetra në gjoks.

Ngjarja shokuese ka ndodhur në provincën e Jiangsu në Kinën lindore. Edhe pse dy shufrat e hekurit i kanë prekur organe vitale jetësore, burri ka arritur të mbijetojë.

Ngjarja ka ndodhur më 27 korrik rreth orës 07:30 të mëngjesit në një kantier ndërtimi në Rugaoi. Mendohet se punëtori ka rënë në themelin e një ndërtese, e cila ka qenë rreth 4 metra nën tokë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto