Video tronditëse/ Banorët të pakënaqur ndaj kryetarit, e lidhin pas makinës dhe e tërheqin zvarrë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rajonin e Chiapas në Meksikë, ku banorët kanë tërhequr zvarrë pas një makine kryetarin e fshatit.

Policia ka ndërhyrë menjëherë për të liruar kryetarin Jorge Luis Escandon Hernandez, i cili është raportuar se s’ka pasur lëndime të mëdha.

Fermerët e nxorrën kryetarin pasi ai nuk u përmbushi premtimin se do t’u riparonte një rrugë lokale. Pas kësaj ngjarje, në këtë rajon janë dërguar forca shtesë policie.

Në një deklaratë për mediat, Escandon është shprehur se do t’i padisë personat që e rrëmbyen. Në këto pamje të siguruara, shihet si ai tërhiqet zvarrë nga një makinë e madhe.

Ju mund të pëlqeni dhe këto