Video e rëndë/ Policia indiane ndëshkon ashpër dhe poshtëron njerëzit që thyejnë izolimin

Policia indiane ka marrë masa të ashpra ndaj të gjithë personave që thyejnë karantinimin si pasojë e koronavirusit.

Sipas mediave indiane, policët dalin nëpër rrugë dhe rrahin me shkopinj të gjithë njerëzit që kanë thyer rregullat e karantinimit.

Por policët kanë vendosur edhe disa ndëshkime të rënda dhe më poshtëruese. Kur qytetarët dalin nga shtëpia në oraret e ndaluara, policët i detyrojnë ata të mbajnë disa pankarta në duar ku shkruhet “Jam mik i koronavirusit” ose “Jam armik i shoqërisë”. Këto foto më pas publikohen në rrjetet sociale.

Ju mund të pëlqeni dhe këto