Video e rëndë/ Hapet gropa e madhe në rrugë, bie autobusi brenda duke i marrë jetën 6 personave

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në provincën Qinghai të Kinës, ku në rrugë është hapur krejt papritur një gropë e madhe.

Si pasojë, autobusi me pasagjerë që po qëndronte në stacion në ato momente, është thithur brenda nga gropa.

Fatkeqësisht, nga kjo ngjarje kanë vdekur 6 persona, ndërsa sipas mediave kineze, edhe 16 të tjerë janë plagosur. Në video shihet momenti i aksidentit dhe se si njerëzit pranë shkojnë të japin ndihmën e tyre.

Kjo nuk është hera e parë që diçka e tillë ndodh në Kinë, ndërsa për këto ngjarje janë akuzuar kompanitë e ndërtimit dhe ritmi i shpejtë i zhvillimit në vend.

Edhe në vitin 2018 një gropë e madhe u hap në një trotuar në qytetin Dazhou, ndërsa në vitin 2013 mbetën të vrarë pesë persona për të njëjtën arsye.

Ju mund të pëlqeni dhe këto