Video e frikshme/ Vogëlushi bën xhiro i varur pas tramvajit duke rrezikuar jetën

Një video e frikshme është filmuar nga shoferi i një motori në Stamboll, që tregon një djalë të vogël të kapur pas tramvajit.

Kjo video është xhiruar të dielën e kaluar, ndërsa shoferi ka thënë se ka qenë ora 21:00 e darkës dhe tramvaji ishte në rrugën Baclar-Kabata.

Ai është tronditur kur ka parë fëmijën që ka qenë i varur në tramvaj. Shoferi i ka thirrur disa herë vogëlushit që të zbresë, por ai nuk e ka dëgjuar fare.

Në këtë video, shihet djaloshi që vazhdon udhëtimin i varur për disa metra në tramvaj.

Ju mund të pëlqeni dhe këto