Video e dhimbshme/ Trajneri i boksit bëhet keq nga Covid, mesazh fansave: “Po vdes, po nxjerr helm të bardhë”

Një trajner boksi ka përfunduar në kujdes infektiv në spital pasi doli pozitiv me koronavirus të premten dhe gjendja e tij u përkeqësua menjëherë.

Michael Allen nga Britania e Madhe ka treguar se gjendja e tij shëndetësore është keq. Ai ka filmuar një video, ku i jep mesazh fansave që të kujdesen dhe të mos përfundojnë si ai.

“Ky është një status shumë i përulur se si u solla me bllokimin e marsit 2020. Unë nuk u mbylla, sepse nuk shihja dëmin që po bënte Covid-19 me sytë e mi.

Mendova se isha i pathyeshëm dhe i pamposhtur derisa të më prekte mua. Nuk mund të flisja. Nuk mund të flisja sepse mushkëritë e mia ishin aq të ulta sa nga kollitja nxjerr helm të bardhë dhe të verdhë. Po vdes”, dëgjohet të thotë Allen në video.

Ju mund të pëlqeni dhe këto