Video/ Donald Trump thyen rregullat mbretërore, nuk respekton Mbretëreshën Elizabeth II

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka qenë ditën e djeshme në Britani, ku ka zhvilluar një takim zyrtar me Mbretëreshën Elizabeth II.

Megjithatë, ai e la që të priste në mes të diellit Mbretëreshën 92 vjeçare për plot 10 minuta. Rregullat mbretërore përcaktojnë se çdo person që është i ftuari i Mbretëreshës, duhet të shkojë në takim disa minuta më herët, por Trump nuk e bëri diçka të tillë.

Mbretëresha u fotografua teksa kontrollonte orën e saj vazhdimisht dhe qytetarët britanikë nuk kanë qenë aspak të lumtur mbi këtë fakt, duke e kritikuar Trump në rrjetet sociale.

Mirëpo, ky nuk ishte i vetmi rregull që Presidenti theu gjatë vizitës së tij diplomatike në Britani. Në një moment, Trump dhe Mbretëresha po shikonin trupën e rojeve të kështjellës Windsor, kur presidenti i shokoi të gjithë me veprimin e tij.

Ai po ecte me Mbretëreshën dhe në një moment, e kaloi atë me shpejtësi, duke e lënë mbrapa vetes. Sipas rregullave, të ecësh para Mbretëreshës dhe t’i kthesh kurrizin asaj është tërësisht e ndaluar, por mesa duket Donald Trump nuk ishte në dijeni të saj.

Në videon më poshtë, shihet se Elizabeth II po e mëson Trumpin se si të eci në të njëjtën kohë me të, sipas rregullave mbretërore.

Ju mund të pëlqeni dhe këto