Flower
Flower

Video/Babai përdor fëmijën 18 muajsh si shkop bejsbolli për të rrahur të dashurën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kaliforni, ku një burrë është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka dhunuar fëmijën e tij 18 muajsh.

27 vjeçari Techhoak Danny Lim, është kapur nga kamerat e sigurisë, teksa kishte përdorur fëmijën e tij të vogël si një shkop bejsbolli për të gjuajtur të dashurën e tij.

Në fillim të sherrit, burri e ka flakur fëmijën në tokë, pastaj e ka ngritur atë dhe në momentin që ka nisur debati i ashpër me gruan në fjalë, ai ka filluar t’i gjuajë asaj duke përdorur fëmijën si një mjet goditje.

Lim dhe gruaja shihen që shkojnë në drejtime të ndryshme, ndërkohë që fëmija i vogël është ngritur dhe ka vrapuar pas të atit. Sipas hetuesve, fëmija është trajtuar në spital pasi ka marrë disa plagë dhe iu kalua në kujdestari nënës së tij biologjike.

Video: Minuta 00:09

Ju mund të pëlqeni dhe këto