Flower
Flower

Vetëm gjysmë ore pas lindjes, nëna shkon për të dhënë provimin në shkollë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Metu, Etiopinë perëndimore, ku një nënë që sapo kishte lindur fëmijën e saj, ka shkuar për të dhënë provimet.

Almaz Derese, 21 vjeçe, është shprehur për mediat lokale se provimet e shkollës së mesme iu shtynë për shkak të muajit të Ramazanit.

Por ditën e hënë, Almaz lindi, në të njëjtën kohë kur kishte provimin e saj të parë dhe kjo nuk e ndaloi që të jepte provimin.

Ajo është shprehur se nuk donte të priste deri vitin tjetër për të studiuar dhe do të përfundojë edhe dy provimet e tjera që i ka këto ditë.

Pasi të mbarojë shkollën, Almaz ka shprehur dëshirën për të bërë një kurs para universitetit. Nëna e re është shprehur se djali i saj është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është e lumtur me rezultatin e provimeve.

Ju mund të pëlqeni dhe këto