Flower
Flower

U përpoq ta lindte fëmijën duke parë video në Youtube, nëna e re dhe foshnja ndërrojnë jetë tragjikisht

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gorakphur të Indisë, ku një nënë e re ka gjetur vdekjen teksa ishte duke lindur foshnjën e saj.

26 vjeçarja indiane kishte frikë nga mentaliteti i shoqërisë ku jetonte pasi nuk ishte e martuar dhe për këtë arsye mori përsipër që ta lindte djalin në shtëpi, duke parë video në Youtube “Si të linden fëmijët”.

Mediat lokale raportojnë se nëna e re u gjend nga policia në një shtëpi që kishte marrë me qira, pasi fqinjët e saj njoftuan pronarin e shtëpisë kur panë se po dilte gjak nga dhoma e saj ditën e hënë.

Pronari i shtëpisë shpëtheu derën dhe u tmerrua kur gjeti një gërshërë, thikë dhe një fije afër trupave të pajetë, si dhe një telefon që ishte hapur në Youtube.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto