U martuan pas vetëm dy javësh njohje, ky çift u bënë prindër të tre fëmijëve 9 muaj më vonë

Paddy dhe Rachel janë një çift i martuar, që po bëjnë bujë në mediat e huaja me historinë e tyre të dashurisë.

Ata kanë treguar se njiheshin prej disa vitesh, pasi ishin në të njëjtën shkollë në Manchester, por kurrë nuk e kishin gjetur guximin që t’i flisnin njëri-tjetrit.

Por në vitin 2015, Rachel vendosi që t’i dërgonte një mesazh në Facebook Paddy-t, i cili i ktheu menjëherë përgjigje dhe një javë më vonë, ata u takuan.

Gjërat mes tyre rrodhën shumë shpejt, pasi vetëm pas dy javësh njohje, ata blenë një shtëpi së bashku dhe u martuan. 9 muaj më vonë, çifti u bënë prindër të tre fëmijëve.

“Njerëzit më thonin se ishte shumë shpejt dhe se nuk do zgjaste, por unë isha e sigurt që ne ishim bërë për njëri-tjetrin. Unë besoj tek dashuria me shikim të parë. Unë e doja Paddyn që në shkollë dhe ndihesha njësoj edhe pas shumë vitesh të ndarë.

Nëse e ndjen se diçka është e duhura, duhet ta marrësh. Unë pashë profilin e tij në Facebook pasi komentoi tek një mik i përbashkët, i pashë fotot dhe pata kurajon t’i dërgoja mesazh.

I thashë ‘Nuk ke ndryshuar aspak’. Nuk isha e sigurt që më mbante mend pasi nuk kishim folur. Por ai më ktheu menjëherë përgjigje dhe më tha ‘As ti nuk ke ndryshuar”, tregoi Rachel.

Ju mund të pëlqeni dhe këto