U infektua me Covid-19, infermieri zbulon transformimin shokues që pësoi për shkak të virusit

Mike Schultz është një 43 vjeçar që punon si infermier. Por gjatë një udhëtimi që bëri në Miami gjatë muajit mars, ai u infektua me koronavirus.

Si pasojë, Mike u shtrua për 6 javë në terapi intensive duke luftuar me Covid-19. Ai kishte ethe dhe probleme në frymëmarrje dhe përfundoi duke u intubuar.

Po ashtu, 43 vjeçari luftoi me pneumoninë që i shkaktoi koronavirusi. Së fundmi, Mike ka publikuar disa foto në Instasgram ku ka treguar se si virusi i ka shkatërruar trupi dhe se gjatë kohës në spital, ka humbur 22 kile.

“Dua t’ju tregoj të gjithëve sa keq përfundon pas 6 javëve i intubuar. Nuk kisha fuqi. Nuk mund të mbaja dot as celularin tim. Isha rëndë. Nuk mund të shkruaja në celular sepse më dridheshin duart. Kisha humbur sensin e kohës. Mendoja se kishte kaluar vetëm 1 javë. Nuk i kushtuam rëndësi këtij virusi. Menduam se kalon duke larë duart. Unë mendoja se isha mjaft i ri për të më infektuar virusi dhe e di që shumë njerëz e mendojnë këtë. Nuk ka rëndësi nëse jeni i ri apo i moshuar, mund t’i ndodhë çdokujt”, u shpreh Schultz. Javën e kaluar Mike doli nga spitali dhe tani po e rimerr veten.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto