U gëzua sepse testi i doli negativ nga Covid, infermierja gjen vdekjen 24 orë pasi u shërua

Një infermiere argjentinase ka gjetur vdekjen krejt papritur, vetëm 24 orë pasi deklaroi se ishte shëruar nga koronavirusi. Viktima është 43 vjeçarja Marina Mariangeli.

Ajo arriti të dilte nga spitali ku qëndroi e shtruar për 20 ditë, pasi testi i fundit doli negativ nga koronavirusi. Infermierja kishte patur vështirësi në frymëmarrje gjatë shtrimit të saj në spital.

Për një javë, ajo qëndroi e shtruar me tub respirator për frymëmarrje artificial. Pas disa komplikimeve shëndetësore, ajo u shfaq mirë dhe doli negative në testin e rradhës.

Por kur shkoi në shtëpinë e saj, infermieres iu shfaqën problemet shëndetësore. Ajo gjeti vdekjen rrugës për në spital.

Ju mund të pëlqeni dhe këto