U do.gjën në zjarrin që ra në banesën e tyre, kushërira bën rrëfimin prekës për 4 ëngjëjt: “U ndjeja prezencën”

Një ngjarje e rëndë tronditi familjen Pearson, kur një zjarr pushtoi familjen e tyre dhe si pasojë 4 fëmijë të mitur ndërruan jetë.

Zak Bolland, në atë kohë 23 vjeç, e vendosi me dashje zjarrin në këtë shtëpi pasi kishte pasur një konflikt me vëllain e madh të viktimave, 16 vjeçarin Kylie Pearson, i cili arriti të shpëtonte bashkë me të ëmën.

Kjo ngjarje ka ndodhur në dhjetor të 2017, ku Demi 15, Brandon 8, Lacie 7 dhe Lia 3 vjeçe, humbën jetën. Tani, kushërira e tyre, Courney Pearson, e ka ndarë këtë moment të hidhur përmes një postimi në Facebook, ku ka bërë një rrëfim të asaj nate tragjike.

 “Nëna ime hodhi gjithçka kishte në dorë para saj, ra në gjunjë dhe nisi të ulërinte… Sapo më kishin thënë që kishin vdekur, por mund ta ndjeja prezencën e tyre aty me mua, e dija që ishin aty”.

Dy autorët, Zak Bolland dhe David Worrall janë dënuar me burgim të përjetëshëm, ndërsa nëna e fëmijëve ka marrë dje.gie në 75% të trupit.

Ajo u vendos fill pas ngjarjes në koma të induktuar dhe gjendja e saj u duk se po përmirësohej. Mirëpo, të premten që kaloi familjarët e saj thanë se ajo ishte sërish në gjendje kritike.

Ndonëse kanë kaluar 17 muaj që prej kësaj ngjarje, Courney tha se e gjithë familja vijon ta ketë tepër të vështirë të pranojë këtë tragjedi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto