Flower
Flower

U divorcua nga njeriu më i pasur në botë, bashkëshortja e tij merr shumë pak para

Jeff Bezos ka finalizuar divorcin me ish bashkëshorten e tij, MacKEnzie, e cila ka përfituar një shumë relativisht të vogël nga e gjithë pasuria e miliarderit.

Mësohet se ajo ka përfituar 4% të aksioneve të Amazon në Internet, ndërsa ka hequr dorë nga interesat e saj “Washington Post” dhe nga kompania e udhëtimit hapësinor “Blue Origon”.

Gjithsej, MacKenzie do të përfitojë 35 miliardë dollarë, ku në një postim në Twitter shprehet se është shumë e lumtur që finalizoi divorcin me Bezos dhe se ata kanë ngelur miq e prindër të mirë.

Po ashtu, të gjitha të drejtat e saj të votës MacKenzie ia ka kaluar Bezos, me të cilin ishte lidhur që para se ai të themelonte Amazon, e pasuria e të cilit mendohet të jetë 131 miliardë dollarë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto