Flower
Flower

“Trump mund të dalë nga zjarri i paprekur si…”, zbulohen mesazhet e fshehta qeveritare, politikani paralajmëron vendin

Ditën e dielë, gazeta britanike “The Mail” ka publikuar disa kabllograme që tregojnë mesazhet e fshehta që ambasadori britanik në SHBA, Kim Darroch, i ka dërguar qeverisë së tij.

Në këto mesazhe, ai e cilëson presidentin Donald Trump si një njeri të paaftë dhe jofunksional, që rrezaton pasiguri dhe është “jokompetent”.

Mirëpo, në këto mesazhe ambasadori britanik paralajmëron qeverinë e tij se Trump ka shanse për t’u rizgjedhur pasi ai ka përcaktuar një rrugë të besueshme edhe për katër vite të tjerë në Shtëpinë e Bardhë.

“The Mail” shkruan më tej se ambasadori britanik thotë për Trump se “ai mund të dalë nga zjarri i paprekur, sikurse Arnold Schwarzeneggeri në skenat e filmit “TheTerminator”.

Këto komente, ministria e Jashtme britanike nuk i ka mohuar. “Ambasadorët priten t’i japin vendit të tyre një vlerësim të ndershëm të politikës për vendet ku shërbejnë. Ne i paguajmë ata që të jenë të sinqertë”, është shprehur zëdhënësja e ministrisë së Jashtme.

Ju mund të pëlqeni dhe këto