Tronditëse/ Ra nga kali, 15 vjeçarja përfundon duke mbajtur një pjesë të nofullës në duar

Një incident i rëndë i ka ndodhur 15 vjeçares Emily Eccles, e cila ishte duke ecur me kalë në një rrugë të fshatit.

Në një moment, kali u tremb nga zhuma e një makine dhe Emily ra plasur tek një gardh me kangjella, ku si pasojë, një pjesë e nofullës së saj mbahej vetëm nga 1 cm lëkurë.

Pjesën tjetër të nofullës, Emily e ka mbajtur me dorë vetë. Sipas mjekëve, ky ka qenë rasti më i rëndë që kanë parë jashtë një zone lufte.

Megjithatë, plagët e Emily janë shëruar brenda pak muajsh falë një kirurgu të zoti që u morr me fytyrën e saj. Kur kujtohet për incidentin që ndodhi në gusht, Emily kujtohet se mban mend që kapi diçka të kuqe përballë fytyrës kur u rrëzua.

 “Thjesht shikova poshtë dhe thashë ‘Nuk e di se çfarë është ajo gjëja”, ka thënë adoleshentja.

Pasi pa dhëmbët e kockat, ajo pyeti mjekët në autoambulancë: “Po ajo aty është nofulla ime?” Operacioni për ndërtimin e nofullës së saj zgjati 5 orë e gjysmë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto