Tronditëse/ 36 vjeçari i merr jetën priftin, më pas kryen veprimin shokues

Një 36 vjeçar është arrestuar nga policia pasi ai akuzohet për grabitje dhe për vrasje të shkallës së parë të pastorit Allen Henderson.

Joshua Pendelton është autori i këtij krimi të rëndë, ndërsa ngjarja ndodhi jashtë kishës së pastorit, në qytezën e Fort Dodge. Policia e Lowas e ka gjetur të shtrirë priftin 64 vjeçar në oborrin e kishës së tij.

Ai u dërgua menjëherë në spital, por prifti nuk arriti të mbijetonte. 36 vjeçari pasi e kishte rrahur priftin, i kishte vjedhur celularin dhe të tjera sende.

Policia mundi të identifikonte autorin përmes kamerave të sigurisë që ndodheshin afër këtij ambienti. Kur u arrestua, 34 vjeçari pranoi se ishte zënë me dikë jashtë kishës, por se nuk e dinte që ai ishte pastori.

Komuniteti janë solidarizuar me familjen e priftit të ndjerë dhe i kanë mbështetur ata në këtë ngjarje të dhimbshme.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto