Tragjike/ Humb jetën vajza 7 vjeçare pasi e gjuajnë me thikë në mes të parkut

Emily Jones ishte një 7 vjeçare nga Bolton në Angli që ka humbur jetën si pasojë e një sulmi  me thikë, që e la të pajetë.

Ajo ishte duke shëtitur në një park me prindërit e saj. Për këtë vrasje është arrestuar një grua 30 vjeçare, e cila nuk ishte e njohur për familjen.

Pamje nga vendngjarja

Ndonëse mjekët u përpoqën ta shpëtonin, ajo nuk mundi të mbijetonte. Prindërit e saj kanë bërë një dedikim prekës për të bijën gjatë memorialit të saj.

“Emily ishte 7 vjeçe, fëmija ynë i vetëm dhe drita e jetës sonë. Ajo ishte gjithmonë e mbushur me gëzim, dashuri dhe të qeshura. Emily kishte një buzëqeshje kaq të ëmbël dhe ishte e bukur brenda dhe jashtë. Kishte një zemër aq të madhe sa buzëqeshja e saj. Emily nuk ishte kurrë më e lumtur sesa kur kalonte kohën me familjen dhe miqtë e saj, ajo ishte shumë  sociale. Jemi të shkatërruar se nuk do e shohim teksa rritet. Është zemërthyese të zgjohesh në një botë pa Emilyn dhe nuk mund ta kuptojmë pse ndodhi kjo”, kanë qenë fjalët e prindërve të vogëlushes së ndjerë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto