Tragjike/ Foshnja 2 muajshe gjendet në trupin e pajetë të së ëmës, e rëndë ç’ka ndodhur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi, ku një foshnje vetëm 2 muajshe është gjendur në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nëna e foshnjes, Ekaterina Telkina, është gjendur e pajetë në shtëpinë e saj nga një i afërm i asaj.

Në trupin e pajetë të së ëmës ndodhej foshnja e saj, e cila kishte dy ditë pa u ushqyer. Për fat të mirë, foshnja u dërgua me urgjencë në spital dhe tani është në gjendje të mirë shëndetësore.

Viktima

Foshnja është nën kujdesin e të afërmve. Autoritetet në Moskë thonë se Ekaterina është rrahur për vdekje nga i dashuri i saj në shtëpinë e saj.

Në trupin e viktimës janë gjetur shenja të shumta dhune. Një 39 vjeçar është arrestuar për këtë ngjarje, por policia ende nuk ka konfirmuar lidhjen e tij me krimin.

Ju mund të pëlqeni dhe këto