Tragjike/ E pa me tjetrin, i riu i merr jetën ish të dashurës, partnerit të ri dhe familjes së saj

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik, pasi një 25 vjeçar ka kryer një krim të rëndë për shkaqe xhelozie.

I riu austriak ka qëlluar për vdekje me armë ish të dashurën e tij, partnerin e saj të ri dhe familjarët e 19 vjeçares.

Mediat austriake raportojnë se 25 vjeçari kishte shkuar në shtëpinë e 19 vjeçares, por askush nuk e ftoi që të hynte brenda. I shtyrë nga xhelozia, ai shkoi sërish në shtëpi dhe mori armën e të vëllait.

Më pas, u kthye sërish në shtëpinë e ishit në orën 05:30 të mëngjesit dhe të parin që qëlloi ishte babai i ish të dashurës.

Më pas, qëlloi drejt nënës dhe vëllait të saj. Për shkak se dera e dhomës së ish të dashurës ishte e mbyllur, ai u ngjit në ballkon, theu dritaren dhe vrau atë dhe të dashurin e saj të ri.

Martin Reisenzein, kryetari i policisë së këtij rrethi, ka thënë se ky është krimi më i rëndë që ka parë në 20 vitet e shërbimit të tij.

Ju mund të pëlqeni dhe këto