Tragjike/ Cikloni në Greqi i merr jetën një shqiptari, djali po e kërkonte prej ditësh

Cikloni i fuqishëm që ka goditur Greqinë i ka marrë jetën deri më tani dy personave. Mes tyre, një viktimë është me origjinë shqiptare.

Një fermer 63 vjeçar me origjinë shqiptare u gjet i pajetë në Karditsa. Djali po e kërkonte të atin prej dje pasi ai u zhduk për shkak të motit të keq.

Ishin ekuipazhet e Brigadës së Zjarrit dhe djali i tij që e gjetën të pajetë atë në zonën prapa spitalit të Karditsa. Ndërkohë, hetimet po vazhdojnë për gjetjen e 40 vjeçares, e cila u tërhoq zvarrë me makinën e saj nga lumi Pamisos në Mouzaki.

Ju mund të pëlqeni dhe këto