Flower
Flower

Tragjedi/ Ishte bashkë me gruan e tre fëmijët në makinë, burri i jep gaz e përplaset me trenin

Një çift ka ndërruar jetë si pasojë e një përplasje tragjike me një tren mallrash. Mësohet se Markus Leitner dhe bashkëshortja e tij, Nikoleta, humbën jetën në kryqëzimin hekurudhor në Leibnitz, Austri.

Sipas mediave lokale, kryqëzimi hekurudhor nuk kishte barrierë, ama dritat paralajmëruese funksiononin. Megjithatë, burri mësohet ta ketë ndaluar makinën përpara hekurudhës.

Por në një moment, ai krejt papritur i dha gaz makinës dhe i doli trenit përpara. Brenda në automjet ndodheshin dhe tre fëmijët e tyre të mitur, përfshirë një foshnje, të cilët kanë ngelur jetimë.

Një ditë para kësaj ngjarje të rëndë, Nikoleta shkroi në Facebook se ajo do të zhvendosej nga Austria drejt Monakos, por pa e bërë të ditur nëse bashkëshorti do të largohej bashkë me të.

Në një prononcim për mediat, zëdhënësi i policisë, Fritz Grundnig, u shpreh se dyshimet janë që gruaja u vr.a nga bashkëshorti, i cili u vetëflijua me të.

Ju mund të pëlqeni dhe këto