Tërmet me pasoja të frikshme/ Humbin jetën 5 persona dhe plagosen mbi 300 të tjerë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.9 ka sjellë humbjen e jetës së të paktën 5 personave dhe ka plagosur rreth 300 të tjerë.

Mësohet se tërmeti ka rënë në orën 02:17 të mëngjesit dhe epiqendrën e ka pasur 57 km nga qyteti i Hashtrud në provincën e Azerbajxhanit Lindor.

Mësohet se tre fshatra të vegjël janë shkatërruar totalisht, ndërsa në terren ndodhen ekipet e emergjencave dhe Gjysmëhëna.

Kujtojmë që Irani ndodhet një vijë të madhe midis pllakave tektonike arabe dhe euroaziatike dhe ka përjetuar shumë tërmete në të kaluarën.

Ju mund të pëlqeni dhe këto