Të paprekur ende nga koronavirusi, këto janë shtetet në botë ku nuk ka të infektuar

Koronavirusi është përhapur me ritme të frikshme në pothuajse gjithë botën. Deri më tani, Shqipëria ka numëruar 15 të prekur.

Në 105 vende të botës, sipas “Corriere.it”, ka 3800 viktima, 111.000 të prekur. Megjithatë, ka ende disa shtete në botë që kanë deklaruar se në to nuk ka të prekur me këtë virus.

Koreja e Veriut dhe Greenland-a janë vendet në botë që thonë se janë të paprekur. Mosprekja e popullsisë së Greenland shpjegohet nga numri i vogël i banorëve, me një popullsi prej 56.171 banorë.

Një tjetër shtet që thotë se nuk është prekur, është Siria. Megjithatë, ky shtet konsiderohet si një teatër lufte, ndërsa burime anonime nga zërat e opozitës thonë se ka qindra raste të prekura dhe dhjetëra raste vdekjeje në 4 provinca.

Ju mund të pëlqeni dhe këto