Flower
Flower

Super operacioni policor, sekuestrohen mbi 3 ton lëndë ilegale, miliona euro e arrestohen 90 persona

Italia ka bërë një goditje të fortë kundër mafias, duke zbatuar ditën e djeshme operacionin “Pollino” që kishte në shënjestër disa anëtarë të mafies italiane “Ndrangheta”.

Sipas mediave italiane, në këtë operacion u përfshinë qindra policë, ndërsa 90 persona u arrestuan në Belgjikë, Itali, Gjermani dhe Holandë, ku edhe janë sekuestruan mbi tre ton kokainë dhe mbi 140 kg ekstazi.

Mësohet se restorante të ndryshme italiane dhe sallat e akulloreve janë përdorur për pastrimin e parave, ndërsa policët e Evropës kanë kryer kontrolle të imtësishme për t’i pastruar ato.

“Miliona euro u konfiskuan në këto biznese” thanë zyrtarët, të cilët njoftuan se operacioni ka çuar në  kapjen e disa prej anëtarëve të “rangut të lartë” të mafias famëkeqe “Ndrangheta”.

Operacioni “Pollino” ka nisur që në vitin 2016 dhe pas dy vitesh hetime intensive përmes veprimeve të koordinuara nga policitë e vendeve Europiane.

Mafia e Ndrangheta vjen nga Kalabria në Italinë jugore. Mafia siciliane u bë e famshme në transmetimet e filmave  nëpër televizione. Grupi famëkeq i mafias  ‘Ndrangheta mendohet të kontrollojë rreth 80% të tregtisë së kokainës në Evropë dhe me rreth 6,000 anëtarë.

Ajo  konsiderohet nga raportet e publikuar se është një forcë e konsiderueshme dhe e përhapur në krimin evropian, e cila përmes aktiviteteve të paligjshme të tregtimit të drogave në sasi të mëdha krijojnë edhe pasuri të mëdha”, përcjell BBC.

Ju mund të pëlqeni dhe këto