Sulmoi policët pasi rrahu gruan, arrestohet shqiptari

Një shqiptar është arrestuar nga policia në Montignoso për dhunë në familje. Ngjarja u regjistruar mbrëmjen e shkuar në banesën e çiftit. Sapo erdhi policia, shqiptari shtoi dhunën ndaj gruas, ndërsa sulmoi edhe karabinierët duke lënduar njërin prej tyre.

Sipas mediave italiane, ai u arrestua nga policia dhe u dërgua në kuesturë. Gruaja e tij ndërkohë u transportua në spital, pasi kishte marrë lëndime të shumta nga dhuna e bashkëshortit.

Pas përfundimit të procedurave, shqiptarit iu komunikua masa e arrestit nga Gjykata e Romës. Tashmë ai duhet të vuajë 11 muaj e 9 ditë burg për dhunën ndaj bashkëshortes.

Ju mund të pëlqeni dhe këto