Su.lmohet shkolla, nxënësi 17 vjeçar shkon me hanxhar dhe godet shokët e klasës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten, ku shkolla shtetërore “Orlando Tavares” është sulmuar nga një nxënës i armatosur.

Shkolla ndodhet në zonën rurale të Carai në Brazil, ku dy nxënës kanë mbetur të plagosur. Njëri prej tyre po përpiqej të ndalonte sulmuesin të hynte në klasë kur u qëllua në qafë, ndërsa tjetri u godit me hanxhar në krah.

Sipas mediave vendase, nxënësi i kësaj shkolle rrëzoi murin dhe filloi të qëllonte me armë. Sulmuesi është një 17 vjeçar dhe bashkë me të u arrestua dhe një adoleshent tjetër, roli i të cilit në këtë ngjarje nuk është bërë i ditur.

Shkolla

Sipas nënkolonelit të policisë ushtarake, Fabio Marinho, sulmuesi kishte përdorur dhe hanxhar kundër studentëve të tjerë.

Menjëherë dy nxënësit e plagosur janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa bordi i shkollës u ka kërkuar organeve kompetente që të hetojnë rastin.

Ju mund të pëlqeni dhe këto