Studimi shpresëdhënës, ky është ilaçi që ka shpejtuar kurimin e pacientëve nga koronavirusi

Shkencëtarët amerikanë kanë publikuar një studim mbi ilaçin “Remdesivir”, që ka filluar të përdoret për trajtimin e pacientëve me koronavirus.

Studimi i sponsorizuar nga Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA ka konfirmuar të dhënat se ilaçi e ka shkurtuar kohën e rikuperimit nga 15 në 11 ditë për pacientët e shtruar në spital.

Një nga studiuesit kryesorë, Andre Kalil që punon në Universitetin e Nebraska, ka thënë se koha mesatare e rikuperimit tek pacientët që marrin këtë ilaç është më e shpejtë.

Mirëpo, ndonëse kanë marrë këto rezultate, studiuesit kanë paralajmëruar se ky ilaç nuk është ideal.  “Duke pasur parasysh vdekshmërinë e lartë përkundër përdorimit të remdesivirit, është e qartë se trajtimi me vetëm me një ilaç antiviral nuk ka të ngjarë të jetë i mjaftueshëm”, përfunduan ata.

Ju mund të pëlqeni dhe këto