Flower
Flower

“Sllovenia, Jo Shqipëri”, partia nacionaliste sllovene mesazhe anti-shqiptare për t’u futur në PE

Liga Patriotike e Sllovenisë është një parti e re nacionaliste, e cila po pretendon që me mesazhet antishqiptare, të fitojë sa më shumë eurodeputetë në zgjedhjet që do mbahen më 26 maj.

“Sllovenia, Jo Shqipëri. Duaje shtëpinë”, është slogani i kësaj partie, e cila ka vendosur idetë ekstremiste në posterat elektoralë.

 “Misioni i sllovenëve është të mos shqetësohen për mirëqënien e afganëve, shqiptarëve, boshnjakëve, nigerianëve dhe pakistanezëve, por të shqetësohen për mirëqënien dhe sigurinë e qytetarëve sllovenë”, është një nga sentencat e zgjedhura të kryetarit të partisë Bernard Brščič.

 

Burimi: Dosja.al

Ju mund të pëlqeni dhe këto